Apeli i Putinit nga Viena: BE të heqë sanksionet e të bashkëpunojmë

schedule12:20 - 6 Qershor, 2018

schedule 12:20 - 6 Qershor, 2018

Mediat austriake e cilësojnë si një shfaqje dobësie dhe njëkohësisht forcë, vizitën e fundit të presidentit rus Putin, në Vjenë. Lideri i Kremlinit i bëri apel Bashkimit Europian, që të heqë sanksionet, pasi do të ishte në interes të të gjithëve.

Në Austrinë e Sebastian Kurz, që dëshiron të prezantohet si një urë mes perëndimit dhe Rusisë, lideri i Kremlinit Vladimir Putin tregoi njëkohësisht forcën dhe dobësinë e tij. Viena e cila mbështet sanksionet kundër Moskës për aneksimin e Krimesë, në të njëjtën kohë nuk ka pranuar ashpërsimin e embargos dhe as dëbimin e diplomatëve rusë nga vendi, pas rastit Skripal.

Partia e zëvendës kancelarit austriak ka një marrëdhënie të mirë me partinë e Rusisë së Bashkuar që mbështet Putin, ndërkohë që Viena në 1 korrik do të marrë presidencën e radhës së Baqshkimit Europian, dhe është këtu që vizita e Putin në Austri merr më shumë peshë.

Presidenti rus nga Viena i bëri apel Bashkimit Europian për heqjen e sanksioneve dhe rihapjen e të gjitha kanaleve të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, pasi një gjë e tillë do të ishte në interes të të gjithëve.

Në një intervistë për televizionin austriak Putin theksoi se Rusia nuk do të donte një Europë të dobët dhe as punon për destabilizimin e saj. Madje ai shtoi se vendi i tij kishte nevojë për një BE të fortë duke qenë se qshtë partneri i parë tregtar dhe ekonomik.

Rasti zyrtar i vizitës ishte 50 vjetori i fillimit të furnizimeve me gaz nga Bashkimi sovjetik për Austrinë, një lidhje ende shumë e rëndësishme për Vienën dhe sot. Në qendër të bisedimeve ishin dhe procesi i paqes në Ukrainë, krizat e tjera ndërkombëtare dhe bashkëpunimi dy palësh mes Rusisë dhe Austrisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!