Meta: Kam respektuar demokracinë, Rama bën mirë të respektojë 5 qershori

schedule09:29 - 12 Tetor, 2020

schedule 09:29 - 12 Tetor, 2020

Presidenti Ilir Meta këtë të hënë i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me zgjedhjet e tij në krye të presidencës dhe qëndrimin që ai ka mbajtë në këtë post.

Kreu i shtetit në reagimin e tij thekson se në postin e zgjedhur ai ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Ndër të tjera përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se ka ardhur koha që kryeministri të reflektojë dhe të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim.

Postimi i plotë:

Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen.

Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet  prej tij është “i shkalluar”.

Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim  ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.e.su./abcnews.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3434852259894356

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!