N’Golo Kante ishte objektivi i madh i Interit për mesin e fushës në merkato, por akordi me Chelsea nuk u arrit dhe lojtari nisi sezonin në ekipin aktual. Zikaltrit nuk janë dorëzuar dhe kanë marrë një “asist” nga Frank Lampard, trajneri i “Bluve të Londrës”.
Raporti i tij me kampionin e botës ka prekur fundin. Le Parisien raporton se gjithçka lidhet me një ditë pushimi të padhënë nga trajneri. Një mik i ngushtë i Kante martohej, por Lampard nuk i dha leje për të marrë pjesë në ceremoni.
Le Parisien – Inter have not completely given up on Kanté, who doesn’t have great relationship with Lampard, and will try again in January https://t.co/eFZLVemjyR
— FedeNerazzurra (@FNerazzurra1908) October 11, 2020
Ky veprim ka tërbuar 29-vjeçarin e lindur në Paris dhe marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit anglez janë krisur përfundimisht. Diçka e tillë ka ndikuar që futbollisti të vendosë për t’u larguar nga ekipi i Premier League.
Interi është gati t’i plotësojë çdo dëshirë dhe po pret seksionin e merkatos së dimrit, që pritet të sjellë marrëveshjen e munguar në verë për transferimit e mesfushorit në Itali. /abcnews.al