Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Shqipërisë, ka folur për Supersport pas ndeshjes së mbyllur 0-0 kundër Kazakistanit, duke thënë se sot, kuqezinjtë tanë kanë humbur 2 pikë.
“Humbëm 2 pikë. Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur shumë raste dhe kemi gabuar te goli. Për mua janë 2 pikë të humbura. Ishte taktikë vendosja e mbrojtjes. Dy do luanim me kundërshtarët dhe të kishte më shumë taktik. Prova të shkoja disa herë përpara, por nuk ishte e lehtë.
Mungon zjarri i luftës? Nuk i mungoi zjarri. Të dy skuadrat ishin agresive në fushë. Për mua sot mungoi goli. Kemi pasur 5-6 raste për të shënuar. Ajo ishte gjë e vetmja çfarë mungoi”, përfundoi Gjimshiti./abcnews.al