VIDEO/ Robin Krasniqi befason gjermanët, shpallet kampion bote

schedule08:25 - 11 Tetor, 2020

schedule 08:25 - 11 Tetor, 2020

Robin Krasniqi është kampioni i ri i botës, në WBA (regular – i thjeshtë) dhe IBO. Djaloshi nga Juniku i Kosovës bëhet shqiptari i parë që arrin të fitojë këto dy tituj, madje e bën pa qenë favorit dhe i habit mediat në Gjermani.

Boksieri shqiptar u përball me gjermanin Dominic Boesel në “GETEC Arena” të Magdeburgut dhe ia doli të triumfonte në raundin e tretë me “KO”. Rivali e kishte marrë lehtë dhe pagoi.

Një e djathtë e Krasniqit e lëshoi në tokë boksierin gjerman dhe më pas nisi festa. Boesel kishte përfunduar edhe më parë i shtrirë, por arbitri e konsideroi shtyrje. Pak më pas Krasniqi dha goditjen vendimtare dhe më pas ngriti trofeun. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!