Janë luajtur shumë sfida miqësore sot në futbollin shqiptar, por vëmendjen më të madhe e mori takimi mes Shqipëri U21 dhe Tiranës. Kjo sfidë, u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Bullari shënoi me penallti në minutën e 74-ët të takimit për Shqipërinë, ndërsa golin për bardheblutë kampionë të Shqipërisë, e shënoi nigeriani Sasraku, në minutën e 44-ët të sfidës.
Iliria është mposhtu me rezultain e ngushtë 0-1 nga Luzi, ndëras Vllaznia ka shënuar gjashtë gola në takimin kundër Vllazni U21. Burreli ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1 kundër Arbërisë, falë golit të Donat Tomës./abcnews.al
Miqësore, 10 tetor 2020
Shqipëri U-21 – Tirana 1-1
Bullari (p) 74’ / Sasraku 44’
Iliria – Luzi 0-1
Dhiari 70’
Vllaznia – Vllaznia U-21 6-0
H. Marku, Imeri, Dunga, Çoba (x2), Kalaja
Arbëria – Burreli 0-1
D. Toma