Brazili mposhti në orët e para të ditës së sotme Bolivinë me rezultatin e thellë 5-0 dhe kjo nuk përbën çudi, nisur nga kundërshtari që kishin përballë.
Vëmendjen e tërhoqi një rast i humbur kur ende nuk ishte bërë një minutë lojë. Falë Zotit nuk ishte ndonjë ndeshje e madhe dhe ai rast vendimtar për ndeshjen, pasi Everton me siguri do e shihte gjashtë muaj në ëndërr.
https://twitter.com/benjadiezsierra/status/1314728062509031426
Mesfushori, i cili spikati te Gremio në Brazil dhe këtë verë u transferua në Portugali te Benfica, edhe pse ishte pak metra më portën, e çoi jashtë topin pasi ishte përplasur në tra dhe i shkoi në këmbë.
Sigurisht në rrjetet sociale kanë nxituar ta shpërndajnë në masë dhe ai rast i humbur nga Everton është bërë “hit”. / abcnews.al