Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Gazetari Elton Nika bën me dije se ngjarja ka ndodhur te bulevardi në Skelë.
Mësohet se automjeti ka përplasur dy këmbësore, tek vijat e bardha.
Dy gratë kanë marrë lëndime, ndërsa po marrin shërbimin mjekësor në spital.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. /abcnews.al



