Pas mbledhjes së asamblesë socialiste, kryeministri Edi Rama i pyetur nëse Ditmir Bushati pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë deputet apo Komisioner për Median në OSBE e la evazive përgjigjen për kritikun kur tha se mund t’i bëjë të dyja shumë mirë, por edhe një të tretë.
“Filtrat i ka ligji, PS-ja nuk ka një vend torturash për të nxjerrë të vërtetat e fshehta që mund të ketë ndonjëri, ligji është i qartë kush nuk thotë të vërtetën e kap ligji. PS-ja nuk mban përgjegjësi për atë që mund të ketë bërë një anëtarë i saj por ka përgjegjësi
Ditmir Bushati është një person që ka kontributet e vete mund të jetë në në listën për deputet dhe komisioner për mediat në OSBE, por mund të bëjë dhe një të trëtë më të mirë se kjo.
Çështja e listave do të trajtohet dhe në fund ne do të kemi skuadrën më të mirë dhe më efikase, që do të fitojë 25 prillin dhe dot jetë një ndër fitoret më të mëdha”, ka thënë Rama. /abcnews.al