Merkato cilësore, ekip i fortë, atmosferë e shkëlqyer, futboll i bukur dhe vendi i parë në Premier League. Në ishull janë zhvilluar vetëm katër javët e para të sezonit të ri, por Evertoni po tregon se ka aftësinë t’i shkaktojë probleme të gjithëve.
Tifozët kanë nisur të ëndërrojnë dhe mezi po presin rikthimin në stadium për të mbështetur skuadrën e zemrës, ndërsa drejtuesit presin kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
https://www.instagram.com/p/CGHs07PDLFS/?utm_source=ig_web_copy_link
Djemtë e Carlo Ancelottit kanë fituar 7 sfidat e para të sezonit të ri, katër në kampionat dhe tre në EFL Cup. Nisje super e ekipit nga Liverpuli dhe vlerësimi e kënaqësia e parë për trajnerin italian. Ancelotti është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit shtator në Premier.
This is a great achievement for this month. I have to share this recognition with my team because they started the season well.
We want to continue and win this award again.
Thanks to all. #PL pic.twitter.com/kM9MGKUDJc
— Carlo Ancelotti (@MrAncelotti) October 9, 2020
“Kjo është një arritje e madhe për këtë muaj. Këtë vlerësim dua ta ndaj me ekipin tim, sepse ata e kanë nisur sezonin e ri në mënyrë të shkëlqyer. Nuk duam të ndalemi dhe duam të fitojmë sërish një çmim të tillë“, deklaron Ancelotti. /abcnews.al