Një grua e re ka treguar se si arriti të triumfojë nga varësia ndaj drogës dhe alkoolit. Ainsley Loudiun nga Skocia u bë e varur ndaj substancave narkotike kur ishte vetëm 14 vjeç, kohë kur u përpoq t’i jepte fund jetës së saj. 28-vjeçarja e përshkruan këtë periudhë të errët të jetës së saj si një “kaos të plotë”, që e çoi atë ta bënte një zakon të përditshëm përdorimin e drogës dhe alkoolit.
Ndërsa udhëtimi drejt rimëkëmbjes ishte i vështirë, Loudoun tha se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të jetonte një jetë në burg ose “e destinuar të vdiste”. Ainsley ka kryer trajtime përgjatë dy viteve të fundit, si dhe ka qenë në gjendje të mbajë një punë për herë të parë në jetën e saj falë një programi 12-hapësh, shkruan abcnews.al
“Jeta ime është transformuar plotësisht për shkak të këtij programi, tani po mbaj një vend pune dhe nuk ka pasur dhunë. Më parë, nuk kishte asnjë ditë në jetën time që kur zgjohesha thoja të kisha vdekur. Por, ka një rrugëdalje. Jeta është e mahnitshme.”, thotë 28-vjeçarja. xh.d/abcnews.al




