Çfarë duhet të hani: 4 kombinime kundër ndryshimit të stinës

schedule13:50 - 9 Tetor, 2020

schedule 13:50 - 9 Tetor, 2020

Ndryshimi i sezonit mund të shkaktojë lodhje, përgjumje dhe humor të keq. Në fakt, ndryshimi i orëve të ditës apo i temperaturave çojnë në prodhimin e disa neurotransmetuesve që për pasojë ndikojnë tek gjendja shpirtërore, uria dhe gjumi, sipas Grazia.

Për të luftuar këto probleme, mund t’ju vijë në ndihmë zgjedhja e duhur e ushqimeve në menusë së përditshme. Këto janë disa këshilla që ju bëjnë të ndiheni më energjik, shkruan abcnews.al

Kos dhe drithëra për të luftuar ndryshimet e humorit

kos 2

Ky kombinim është ideal për mëngjes. Mbron zorrën, të cilët luajnë një rol kryesor në shëndetin e organizmit si dhe në prodhimin e hormonit të mirë të humorit si serotonina. Gjithashtu, ju bën më energjik. Ky kombinim është në fakt një burim i mirë i triptofanit.

Peshku për të luftuar përgjumjen

gjellë ançovash

Ekspozimi më i vogël ndaj diellit në vjeshtë ndikon në prodhimin e melatoninës. Rekomandohet të konsumoni ushqime të pasura me acide yndyrore thelbësore që lehtësojnë sekretimin e serotoninës dhe melatoninës. Peshku është burimi më i mirë. Përdoreni me vaj ulliri ekstra të virgjër, të pasur me yndyrna të mira që ndikojnë tek gjumi i qëndrueshëm dhe cilësor.

Spinaq dhe limon për të luftuar lodhjen

Perime spinaqi

Spinaqi është një burim mineralesh që i “kundërvihen” ndjenjës së lodhjes gjatë ndërrimit të stinëve. Është i pasur me hekur, kalium, magnez dhe kalcium. Për më shumë përfitime, kombinojeni me limon. Vitamina C ndikon në përthithjen e kalciumit dhe hekurit dhe ndihmon për të mbajtur larg ndjesinë e rraskapitjes, e cila është gjatë ndryshimit të stinëve.

Mish pule dhe oriz për të luftuar melankolinë

07-menu-oriz

Menuja juaj e përditshme duhet të përmbajë mish pule apo gjel deti pa dhjam, të cilët mund t’i kombinoni me ushqime të pasura me vitamina B si orizi kafe dhe perimet. Tirosina është një pararendës i aminoacideve të dopaminës, adrenalinës dhe noradrenalinës, hormone që ju bëjnë të ndiheni më energjik. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!