Asteroidi hyn në atmosferën e tokës dhe “ndriçon” natën në Afrikën e Jugut

schedule15:49 - 4 Qershor, 2018

schedule 15:49 - 4 Qershor, 2018

Një asteroid me diametër 3 metra ka shpërthyer në atmosferën e tokës. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së dielës, në qiellin e Afrikës së Jugut.

Ka hyrë në atmosferë me shpejtësi 17 kilometra në second dhe është shpërbërë në një shpërthim të fuqishëm sipër qiellit të Bostvanës, ashtu siç ishte parashikuar nga shkenctarët. Dimensionet e tij të reduktuara, vlerësuar mes 3 dhe 5 metra të diametrit, nuk kanë krijuar frikë për një përplasje të mundshme me dëmë në persona apo material, sikundër ndodhi në shkurt të 2013 me meteorin në Rusi, i cili duke kaluar sipër qytetit shkaktoi një valë që theu xhamat e dritareve.

Asteroidi “2018LA” ishte verifikuar të shtunën në mëngjes në distancë të orbitës hënore nga teleskopi i një projekti të financuar nga NASA me qëllim për të zbuluar trupat qiellor në orbitën e të cilëve mund të jetë toka. Të dhënat janë dërguar menjëherë në Masaçusets e më pas janë zhvendosur për në laboratorët e NASA-s në Kaliforni.

“Ky ishte një objekt shumë i vogël në krahasim me ato që kemi detyrë t’I zbulojmë dhe sinjalizojmë”, u shpreh një zyrtar I NASA-s. Ndërsa më tej shton se këto lloj episodesh japin mundësinë që të ushtrohen kapacitetet llogaritjes së rrezikut të përplasjes me tokën të trupave qiellorë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!