Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ekzekutimi i Viktor Bardhit/ Karamuço: Vrasjet janë inkurajuar, policia nuk ka arritur t’i zbulojë

schedule23:33 - 3 Shtator, 2026

schedule 23:33 - 3 Shtator, 2026

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ekzekutimi i Viktor Bardhit në Mirditë është vijimi i sagës së vrasjeve për gjakmarrje.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se vrasjet janë inkurajuar, pasi policia nuk ka arritur t’i zbulojë ndër vite.

“Nëse do ishin gjetur autorët, do ishte ndërprerë saga e vrasjeve. Në Lezhë kemi mbi 300 familje të ngujuara nga gjakmarrja. Ka ardhur koha të hapen dosjet e vjetra dhe të gjendjen autorët. Ka lidhje me ngjarjet e mëparshme. Vijon saga e hakmarrjeve dhe gjakmarrjeve. Duhet forcuar hetimi kriminal. Shumica e njerëzve në zonë nuk flasin dhe kjo është diçka që nuk i jep ndihmë policisë “, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!