Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, “tradhtari” Kone merr vendimin drastik

schedule17:58 - 8 Tetor, 2020

schedule 17:58 - 8 Tetor, 2020

Panajot (Gjergji) Kone është një emër i njohur dhe i urryer nga tifozët shqiptarë. 33-vjeçari i lindur në Tiranë, refuzoi kuqezinjtë, zgjodhi të luante për Greqinë dhe debutoi me ta në vitin 2010, duke ndjekur rrugën e Sotir Ninit.

Mesfushori ofensiv zhvilloi 28 ndeshje dhe shënoi 2 gola me Greqinë, teksa ka provuar të luajë edhe në Serie A me klube si Fiorentina, Udinese, Bologna apo Brescia. Kone ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe t’i japë fund karrierës.

Në sezonin e fundit ishte pjesë e australianëve të Western United, ekip me të cilin shënoi dy gola në 15 ndeshje. Kone ishte lojtar i lirë prej datës 1 korrik dhe sot ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me futbollin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!