Vendet vakante në Kushtetuese, Yuri Kim thirrje kandidatëve: Shqipëria ka nevojë për ju

schedule16:52 - 8 Tetor, 2020

schedule 16:52 - 8 Tetor, 2020

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka përshëndetur thirrjen e KLGJ për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Kim thotë se shpreson se kjo do të inkurajojë më shumë gjyqtarët që t’i përgjigjen thirrjes pasi Shqipëria ka nevojë për ta.

“Është mirë që KLGJ (pas HPC) po vepron për të mbështetur stabilitetin në karrierë për gjyqtarët e vettingut që aplikojnë për 2 vendet e hapura të Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë se kjo do të inkurajojë më shumë gjyqtarë që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju”, shkruan Yuri Kim.

Këshilli i Lartë Gjyqësor u bëri sot thirrje gjyqtarëve që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit në vetting duke u konfirmuar në detyrë, të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. /mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!