Gjiknuri në Himarë: Do të hapet zyrë shërbimi për hipotekën

schedule10:56 - 4 Qershor, 2018

schedule 10:56 - 4 Qershor, 2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një dëgjesë me banorët e Himarës në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë. Në bashkëbisedimin me banorët, Gjiknuri u ndal tek problematika e pronave e cila konsiderohet ndër më shqetësueset për këtë zonë duke u angazhuar për hapjen e një zyre shërbimi të hipotekës por edhe një zyre të shërbimeve të transportit rrugor.  Më tej, ai tha se po mendohet edhe një masë lehtësuese në funksion të regjistrimit të banesave të vjetra.  Ministri Damian Gjiknuri tha gjithashtu se Himara është përfituese e një prej projekteve më të mëdha që shkon mbi 40 milion euro e që do të rregullojë një pjesë të mirë të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve në qytet. /abcnews.al