“Me lekët e babit shkove për studime në Barcelonë?”, vajza e Niko Peleshit përgjigjet hapur

schedule12:02 - 8 Tetor, 2020

schedule 12:02 - 8 Tetor, 2020

Vajza e Niko Peleshit, Aleksia është një emër i njohur në mediat rozë. Ajo duke qenë se është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto nga jeta private, kthehet shpesh herë në lajm.

Së fundmi, Aleksia i ka dhënë mundësi ndjekësve të bëjnë pyetjet që dëshirojnë në Instastory.

Mirëpo, vëmendjen më të madhe e kanë marrë pyetjet lidhur me shkollën. Ajo studion në Barcelonë në degën Digital Business, Design & Inovation dhe njëri nga ndjekësit e ka pyetur: “Ke fituar ndonjë burs apo me lekët e babit?”

Ndërsa Aleksia i përgjigjur hapur: “Kam fituar 50% bursë ekselence”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!