Një 20-vjeçar në Elbasan është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar shtetas të huaj, kundrejt fitimit. Njoftohet se R.H., banues në Durrës u kap ë fshatin Bradashesh duke transportuar me mjetin furgon tip “Fiat”, 5 shtetas të huaj.
Po ashtu, në momentin e ndërhyrjes së policisë, i riu nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe nga verifikimet e bëra rezultoni se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “. s/b/abcnews.al/