Janë mbyllur sfidat miqësore të programuara për sot në mbrëmje të kombëtareve, ku fokusi ishte te skuadrat “big”. Portugalia dhe Spanja u vunë përballë njëra-tjetrës, por në fund nuk pati gola, me të dyja skuadrat që u ndanë në barazim 0-0.
RASTET/ PORTUGALI – SPANJE 0-0
Franca mori një fitore të thellë 7-1 kundër Ukrainës. Camavinga, Giroud (2), Mykolenko autogol, Tolisso dhe Mbappe ishin autorët e golave për kampionët e botës.
Edhe Italia ka marrë një fitore tenistike 6-0 kundër Moldavisë. Cristante, Caputo, El Shaarawy (2), Posmac autogol dhe Berardi ishin autorët e golave për axurrët./abcnews.al