Gjendja e presidentit amerikan Donald Trump i infektuar me Covid është e stabilizuar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit Trump nuk ka shfaqur simptoma të COVID-19, kryesisht ethe.
Mjeku i presidentit Sean Conley, ka thënë se Trump kishte krijuar gjithashtu edhe antitrupa kundër COVID-19 dhe se nuk kishte nevojë për ndonjë oksigjen, që kur u dërgua në spital.
Ndërkohë Trump shkoi në spital ditën e premte dhe doli ditën e hënën. Në dalje ai bëri të ditur se ndihej mirë.e.su/abcnews.al