Rama: Marrëdhëniet me KE janë konkrete, plani i ri ekonomik mundësi e jashtëzakonshme

schedule18:32 - 7 Tetor, 2020

schedule 18:32 - 7 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama pas takimit me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka theksuar punën dhe mbështetjen që ai i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Rama në fjalën e tij ka theksuar se bashkëpunimi me komisionin Evropian është një mundësi e mirë në të gjithë aspektet për përmbushjen e kushteve të vendosura për intergim.

Ndër të tjera shefi i qeverisë ka theksuar se plani i ri ekonomik është një mundësi e jashtëzakonshme e re që krijohet nga ky komision është një mundësi e mirë e ofrimit me tregun evropian për të gjithë vendet e rajonit.

Nga ana tjetër kënaqësia është e veçantë se që në sekondën e parë të fillimit të punës komisioneri ka qenë një mbështetës i pakursyer i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në procesin e përshpejtimit të integrimit të vendeve. Bashkëpunimi me komisionin ka dhënë fryte të veçanta dhe në të gjithë aspektet që lidhen me objektivat e përcaktuara nga komisioni për çuarjen para të agjendës së integrimit ne kemi filluar që të shkojmë përpara, reforma në Drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar, përsosjen e mëtejshme të administratës publike, jo se na e kërkon Brukseli dhe Parisi, por që është dhe obligim për fëmijë tanë.

Plani i ri ekonomik është një mundësi e jashtëzakonshme e re që krijohet nga ky komision i ri Evropian që ka ardhur me një qasje të re dhe ka ardhur me një politikë të re për rajonin ajo që dua të theksoj është se ky plan është një provë konkrete e prekshme e shumë arsyeve të mira që qëndron në vizionin e Shengenit rajonal. Vizioni i një rajoni ky bashkëpunimi është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë.

Në plan ka shumë aspekte por ai kryesori dhe i përgjithshëm është se plani do të na ndihmojë që të integrohemi gradualisht me tregun evropian me të gjithë ngrehinën shtetërore që shkon në procesin e përgjithshëm të integrimit.

Komisionioneri Evropian nuk ka qenë vetëm për të na ngushëlluar për momentin e tragjedisë, nuk kanë qenë vetëm ë thirrjen e konferencës ku morëm një mbështetje të madhe dhe jo për vijimin e programit të rindërtimit por dhe pse Covid goditi dhe vuri në vështirësi BE-në ehe të gjithë vendet komisioneri ka qenë telefonata e parë për të garantuar se BE dhe komisioni do të jetë pranë Shqipërisë dhe rajonit dhe në këtë fazë të vështirë”, është shprehur Rama. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!