Sondazh

 

Shemben 11 ndërtesa në Ujman/ Dy prej vilave të nënkryetarit të listës serbe

schedule17:26 - 21 Korrik, 2026

schedule 17:26 - 21 Korrik, 2026

Paraditen e sotme ka nisur rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, pranë Liqenit të Ujmanit, ndërsa në mesin e tyre janë edhe dy vila që i përkasin kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, serbi Ivan Zaporozhac, dhe vëllait të tij.

Aksioni ka nisur të martën në mëngjes, me kërkesë të “Ibër-Lepencit”, për lirimin e pronave të uzurpuara në parcelat që janë në pronësi të kësaj ndërmarrjeje publike.

Aksioni është zhvilluar nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.



11 personave që kishin ndërtuar objekte në pronën e “Ibër-Lepencit” u ishte kërkuar që në 3 korrik t’i largonin endet nga këto objekte dhe t’i lironin ato më së largu deri më 17 korrik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!