Universiteti Mesdhetar në Shqipëri vijon regjistrimet për vitin akademik 2020-2021.
Regjistrimi i maturantëve pranë sekretarisë mësimore është kusht për të filluar studimet pranë këtij universiteti.
Ndërkohë drejtuesit e Universitetit Mesdhetar ftojnë studentët të përfitojnë nga koha e mbetur për tu regjistruar.
“Faza e parë e aplikimeve dhe e regjistrimeve të maturantëve në fakultetet përkatëse ka mbaruar, dhe tashmë maturantët që nuk plotësonin kërkesat e tyre për fakultetet ku dëshironin kanë aplikuar për fazën e dytë dhe duke filluar nga 3-0 shtatori deri më 9 tetor duhet të vijnë që të regjistrohen në degët përkatëse.
Disa nga degët janë shumë të preferuara dhe kuotat në lidhje me këtë janë të limituara,në përputhje me standartet e cilësisë së universitetit ne i ftojmë maturantët që të shfytëzojnë periudhën e regjistrimit”, është shprehur rektori i universitetit Adrian Civici.
Për herë të parë Universiteti Mesdhetar këtë vit ka hapur programet profesionale dy vjeçare për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në këtë institucion arsimor.
“Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka hapur për herë të parë dy programe studimi dyvjeçare ku ne presim një grup studentësh të interesuar për tu regjistruar në këto programe, dhe duke parë preferencat e tyre besoj se do të plotësohet kjo kërkesë dhe pse kuotat janë të limituara”,ka thënë ndër të tjera Civici./abcnews.al