Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre të vdekur dhe 49 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:10 - 7 Tetor, 2020

schedule 15:10 - 7 Tetor, 2020

Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e Cpvid-19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në orët e fundit janë konfirmuar 49 raste të reja me koronavirus, nga 509 testime të kryera.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. g.v/abcnews.al

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!