Kur bëhet fjalë për inteligjencën, disa nga shenjat e horoskopit bien më shumë në sy. Bëhet fjalë për Ujorin, Gaforren, Bricjapin dhe Akrepin. Mënyra e ndryshme e të menduarit bën që personat që iu përkasin këtyre shenjave, t’ju japin lehtësisht zgjidhje problemeve me të cilat përballen.
Ujori
Ujori është jashtëzakonisht i vëmendshëm, vëzhgon gjithçka që ndodh rreth tij, nga situatat më të zakonshme dhe është në gjendje të zbulojë edhe sekretet më të mëdha të dikujt. Përfaqësuesit e kësaj shenje kanë një intuitë shumë të mprehtë, për këtë arsye ata dalin gjithmonë fitues. Por, ata janë gjithashtu misteriozë, bëjnë gjithçka për të zbuluar atë që duan.
Gaforrja
Gaforrja jeton me emocionet dhe mungesën. Pas ndrojtjes dhe modestisë së Gaforres, qëndron një inteligjent që vëzhgon gjithçka përreth tij dhe llogarit çdo hap që bën. Personat që i përkasin kësaj shenje presin momentin e duhur për të vepruar me efikasitet përballë një situate delikate.
Bricjapi
Bricjapët gjithashtu kanë një ndjenjë të mprehtë të vëzhgimit. Edhe kur janë të angazhuar, ata kurrë nuk dështojnë të vlerësojnë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit nga të tjerët. Personat e kësaj shenje janë të shkëlqyer për të zgjidhur një problem serioz apo një investim me rrezik të lartë, psh sepse mënyra e tyre metodike e drejtimit të jetës i ndihmon ata të mendojnë për pasojat e qëndrimeve në të ardhmen.
Akrepi
Personat që i përkasin kësaj shenje e dinë kur po përpiqen t’i mashtrojnë dhe marrin masa të menjëhershme. Ata nuk i japin hapësirë një personi të ndikojë në planet dhe mirëqenien e tij. Dhe para se dikush të arrijë t’i lëndojë, arrin ta zërë në befasi duke ia kthyer situatën ndaj vetes. xh.d/abcnews.al
Burimi: Italia Feed