Mbytet në det 22 vjeçari te Gjiri i Lalëzit

schedule12:45 - 2 Qershor, 2018

schedule 12:45 - 2 Qershor, 2018

Një 22 vjeçar është mbytur në det teksa po lahej. Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit.

Mësohet se viktima është një 22 vjeçar nga Tirana. Ai kishte shkuar në plazh së bashku me shokun e tij për të kaluar fundjavën. Ka qenë ky i fundit që ka vënë në lëvizje policinë, e cila pas disa minutash kërkimesh ka gjetur trupin e pajetë të të riut. Trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!