Cavani: Kisha frikë nga COVID, po mendoja seriozisht të lija futbollin!

schedule22:24 - 6 Tetor, 2020

schedule 22:24 - 6 Tetor, 2020

Edinson Cavani firmosi për Manchester United dje, por pak kohë më parë, bomberi 33-vjeçar po mendonte seriozisht për të lënë futbollin. Këtë gjë, e ka pranuar dhe vetë uruguajiani.

“Infektimi? Ndodhi pasi mbërritëm në shtëpi nga pushimet në Spanjë. Kemi bërë një test dhe rezultoi negativ, por pastaj e ribëmë përsëri, pasi partnerja ime kishte shfaqur disa prej simptomave. Testi i dytë rezultoi pozitiv për të dy.

Përtej dashurisë për futbollin, ishte edhe shëndeti i familjes. Dhe kur dikush është pranë familjes, pranë vendlindjes së tij… mendova që të lija futbollin, duke pritur që e gjithë kjo të kalonte”, u shpreh Cavani./abcnews.al