Silvester Shkalla “krutan”, Kastrioti e konfirmon zyrtarisht

schedule15:05 - 6 Tetor, 2020

schedule 15:05 - 6 Tetor, 2020

Kastrioti kishte firmosur me të, por nuk kishte njoftuar zyrtarizimin. Tashmë afrimi i Silvester Shkallës konfirmohet nga vetë klubi krutan, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Silvester Shkalla është afrimi i radhës i Kastriotit. Mbrojtësi me eksperience ka firmosur së fundmi një kontratë një vjeçare dhe prej sot është zyrtarisht pjesë e klubit”, bën me dije Kastrioti.

Një ditë më parë nënshkroi dhe u zyrtarizua edhe sulmuesi Ermir Rezi. U mendua që ai nuk do të ishte pjesë e krutanëve, pasi ishte larguar për shkak se nuk kishte gjetur gjuhën e përbashkët.

Situata ndryshoi ditët e fundit dhe Rezi, i cili në Superiore është aktivizuar më parë me Teutën dhe Kamzën, rikthehet të luajë në elitë dhe këtë do e bëjë me fanellën e Kastriotit. /abcnews.al