Meme, video gazmore dhe pikantet e Messit: Revoltë për numrin “9” te Barça

schedule14:27 - 6 Tetor, 2020

schedule 14:27 - 6 Tetor, 2020

Barcelona ka publikuar numrat që do të mbajnë në fanella futbollistët për sezonin e ardhshëm dhe surpriza është Martin Braithwaite, danezi i blerë në muajin shkurt për shkak të dëmtimit të Luis Suarez.

Tashmë ai i merr edhe numrin nëntë sulmuesit uruguaian që kaloi tek Atletico Madrid këtë vjeshtë. Barcelona ka postuar në rrjetet sociale numrat e fanellave për të gjithë futbollistët, ndërkohë që reagimet kanë qenë të ndryshme në Twitter.

https://twitter.com/Ez_Clap10/status/1313450424532439041?s=20

“Chris Brown numrin nëntë”, shkruajnë disa, teksa ngacmojnë prej ngjashmërisë që Braithëaite ka me këngëtarin e njohur amerikan. Ndonjë tjetër mendon se kjo mund të ishte shmangur duke ia dhënë numrin nëntë talentit Ansu Fati.

Në Twitter reagimet janë nga më të ndryshme, qoftë edhe me video, foto, apo edhe përshtatje nga intervista e Messit, i cili pak kohë më parë tha që “asgjë nuk e habit më”. Edhe tifozët nuk është se janë të surprizuar që Braithwaite ka marrë numrin “9”. / abcnews.al