“Ekonomia në fokus”, Rama: Zyrtare, rrisim pagat për mjekët 40 % dhe për arsimtarët 15 %

schedule13:21 - 6 Tetor, 2020

schedule 13:21 - 6 Tetor, 2020

Kryeministri Rama në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme njoftoi rritjen e pagave për mjekët dhe arsimtarët.

Në fjalën e tij Rama tha se rritja e pagave për bluzat e bardha, do të jetë në masën 40 %,  ndërsa për arsimtarët do të ketë një rritje page prej 15 %.

Kryeministri deklaroi se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2021.

LEXO edhe: Rama: Paga e re minimale me 30 mijë lekë hyn në fuqi më 1 janar!

“Rritja e Pagave për bluzat e bardha dhe arsimtarët në 1 janar 2021 është rezultat konkret i përpjekjeve të mëdha për të rritur mundësitë e Shqipërisë në shpërblimin e punës. Më e mira është ende përpara nesh dhe më e keqja ka kaluar.

Sot është zyrtare, rrisim rrogat për bluzat e bardha e arsimtarët. Nuk do të zgjatem shumë në shifra të detajuara por do të them që paga për bluzat e bardha do të rritet 40 % ndërkohë që për arsimtarët 15 %.

Një numër punonjësish në sektorin publik që është më i vogël se sa numri i vogël në vitin 2013, fundi i pagave është rritur nga 450 milion dollarë në 2013, në 710 milion dollarë sot duke përfshirë edhe rritjen e sotme.

E fundit nga ana ime në javën e ardhshme do komunikojmë edhe zgjidhje të tjera lehtësimi të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagën minimale që do të hyjë në fuqi në 1 janar.

Ne e kemi përfunduar planin tonë për buxhetin. Më vjen mirë që pavarësisht nevojave për përballimin  e dy goditjeve kemi një seri investimesh jo vetëm sepse rindërtimin e kemi kthyer në një motor të shtuar të ndihmës ekonomike por edhe pse po finalizojnë disa procese të rëndësishme që në 3 apo 4 viteve të fundit do të sjellin hyrjen e parasë më të madhe që është bërë ndonjëherë”, theksoi Kryeministri.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!