Një adoleshente amerikane ka vendosur rekord botëror për këmbët më të gjata në botë. Këmbët e Maci Currin nga Teksasi arrijnë afërsisht deri në një metër e gjysmë, përkatësisht këmba e djathtë është e gjatë 134.3 cm dhe e majta 135.3cm.
Ndërsa thotë se e ka të vështirë të kalojë nëpër disa dyer, makina apo të veshë disa rroba, këmbët e saj të gjata kanë “përparësi” kur luan me ekipin e volejbollit të shkollës së saj.
Por, pavarësisht këmbëve të saj të gjata, ajo është shumë larg nga të qenit gruaja më e gjatë, një rekord i mbajtur nga Sun Fang nga Kina me më shumë se dy metra. xh.d/abcnews.al




