Shkencëtarët: Koronavirusi nuk përhapet mes gjurmëve të lëna në sipërfaqe të ndryshme

schedule11:46 - 6 Tetor, 2020

schedule 11:46 - 6 Tetor, 2020

Koronavirusi nuk përhapet nga sipërfaqe si dorezat e dyerve, sipas një studimi nga shkencëtarët në SHBA. Sipas tyre sasia e gjendur në dorezat apo çelësat nuk është e mjaftueshme për të infektuar një person, raporton The Sun.

Në fillim të pandemisë në mars, shkencëtarët deklaruan se prekja e sipërfaqeve dhe më pas prekja e gojës, hundës apo syve, shtonte  shanset e infektimit nga virusi.

Por tashmë ekspertët e University of California pretendojnë se prekja e sipërfaqeve nuk është aq e fuqishme sa të infektojë njerëzit. Mjekja Monica Gandhi, tha se prekja e sipërfaqeve nuk është aq e rrezikshme sa mendohej.

“Tani e dimë që përhapja e koronavirusit nuk shkakohet nga prekja e sipërfaqeve dhe më pas nga prekja e fytyrës tonë.”

Kjo tregon që masa të tilla si spërkatja e vazhdueshme e sipërfaqeve me spraj antibakterial mund të jenë të panevojshme në luftën kundër virusit.

Më herët është thënë gjithashtu se virusi mund të qëndrojë deri në dy ditë në sipërfaqe prandaj u është bërë thirrje njerëzve  të mos prekin gjërat që nuk do blejnë në supermarkete.

Dyqanet tashmë u japin klientëve të tyre spraj anti-bakterial  në mënyrë që ata  të dezinfektojnë shportat apo karrocat e tyre. s.ba/abcnews.al