Lufta në Kaukaz, SHBA-Rusi-Francë: Dënojmë përshkallëzimin, armëpushim dhe dialog

schedule22:32 - 5 Tetor, 2020

schedule 22:32 - 5 Tetor, 2020

Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara dënuan sot sulmet në Karabak të cilat kishin në shënjestër civilët. Ministrat e jashtëm të tre vendeve “padyshim deklaruan se sulmet e fundit janë një kërcënim i papranueshëm për stabilitetin e rajonit“.

Jean-Yves Le Drian, Mike Pompeo dhe Sergei Lavrov u shprehën se “dënojnë fuqimisht përshkallëzimin e rrezikshëm brenda dhe jashtë zonës së konfliktit të Nago-Karabakut“.

Duke përsëritur thirrjen e tyre për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” dhe duke nxitur Bakunë dhe Jerevanin të “angazhohen tani për të rifilluar procesin e zgjidhjes, bazuar në parimet themelore ekzistuese dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare të njohura nga të dy palët“.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi sot se Turqia duhet të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes në konfliktin e fundit në vijën e frontit Azerbajxhan-Armeni./ db/Abcnews.al