25 kandidatura në garë për çmimin poeti Laureat, i krijuar nga qendra e librit

schedule16:41 - 5 Tetor, 2020

schedule 16:41 - 5 Tetor, 2020

Nga Leontina Nika

Komiteti Drejtues i çmimit për Poetin Laureat, i udhëhequr  nga Besnik Mustafaj shpalli 25 kandidaturat për këtë çmim. Qëllimi i këtij vlerësimi është ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e leximit të poezisë.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, për herë të parë  krijoi çmimin  për Poetin Laureat.

Ky vlerësim do t’i akordohet një personaliteti në fushën e poezisë shqipe, i cili, përgjatë një mandati dyvjeçar, do të jetë në krye të një fushate publike me në fokus poezinë shqipe.

Komiteti Drejtues i udhëhequr nga Besnik Mustafaj bëri publike 25 kandidatura. Mustafaj e vuri theksin tek rëndësia e leximit të poezisë shqipe.

Poeti i parë Laureat shqiptar do të shpallet më 30 tetor.

Kandidatët për  “Poeti Laureat”:

  1. Flutura Açka
  2. Natasha Lako
  3. Arian Leka
  4. Ilirian Zhupa
  5. Parid Teferiçi
  6. Lindita Arapi
  7. Entela Tabaku
  8. Ervin Hatibi
  9. Rudian Zekthi
  10. Entela Kasi
  11. Visar Zhiti
  12. Bardhyl Londo
  13. Rudolf Marku
  14. Luljeta Lleshanaku
  15. Primo Shllaku
  16. Krenar Zejno
  17. Agron Tufa
  18. Ledia Dushi
  19. Gëzim Hajdari
  20. Preç Zogaj
  21. Mimoza Ahmeti
  22. Skënder Rusi
  23. Skënder Buçpapaj
  24. Hamit Aliaj
  25. Petrit Ruka./abcnews.al