Në Kalanë e Krujës çdo ditë ka vizitorë. Është një nga pikat që duket se tërheq me shumë turistë, të cilet e duan historinë e këtij vendi, por edhe gatimet tradicionale.
Para mureve të lashta të kalasë madhështore të Krujës, është ky muze rrugë që tërheq vëmendjen. Burri me shpatulla në faqen e gurtë, është banor këtushëm.
Thotë se ka blerë apo gjetur shumë vegla pune e enë të ndryshme, gjurmë të jetesës në diktaturë. Nuk e bën për fitim, kurse kjo panorame surealiste, tregues i realitetit dhe absurdit të asaj kohe provokon.
“Gjitha janë të kohës së përparshme që kemi punuar. Turitët kanë dëshirë për t’i parë. Nuk janë për shitje”.
Por turma e turistëve është më e uritur për t’u ngjitur lart. Të huaj e vendas e kan populluar vendin.
“Kam përshtypje shumë të mira. Më pëlqen Shqipëria”.
Nxënës shkollash ditë pas ditë vijnë të organizuar për t’u njohur me kalanë e Krujës dhe historinë e saj.
“Kemi ardhur me shkollën. Vizitë në muzeun e Krujës. Hera e 10 që vij, çdo herë mësoj diçka të re”.
Dhe sigurisht në këtë territor me shumë kureshtar, më me fat janë të zotët e kësaj bujtine. Një ndërtesë karakteristike shumëvjeçare për të cilën janë kujdesur t’i ruajnë origjinalitetin. E zonja krenohet me pemët e mbjella.
“Këtu në këtë zonë janë të mbjellura të gjitha pemët”.
Kurse gatimet tradicionale të Krujës janë preferencë e të huajve. Turistët e shijojnë këtë qoshe të freskët dhe shijesh. Kalaja me trajtë eliptike është ngritur mbi kodrën shkëmbore.
Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.s., ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman./abcnews.al