Atalanta nuk ka ndërmend të ndalet dhe aq më pak të heqë dorë nga stili ultraofensiv. Ekipi nga Bergamo “shkatërroi” 5-2 Cagliarin dhe është ngjitur në krye të Serie A. Nëntë pikë në tre ndeshje dhe plot 13 gola të shënuar.
Të shohësh duke luajtur Papu Gomez me shokë është një kënaqësi e madhe. Kapiteni dhe lideri i Atalantës, shënoi një nga golat e fitores së sotme, duke u ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve me 4 rrjeta (numëron edhe 2 asiste).
Argjentinasi foli pas ndeshjes për mediat, teksa jep një koment edhe për titullin kampion. Në fund Champions League. Goglat e vendosën Atalantën përballë Liverpool, Ajax dhe Midjytlland, rivalë që Gomez i paralajmëron.
“Duhet të përmirësojmë disa gjëra, sidomos në mbrojtje. Kjo Atalantë krijon shumë, shënon shumë gola dhe jemi në rrugën e duhur. Ramë disi psikologjikisht në minutat e para të pjesës së dytë, një aspekt ku duhet të punojmë dhe përmirësohemi.
Do të më pëlqente shumë të fitoja një trofe me këtë klub. Serie A është një kompeticion shumë i vështirë dhe tepër i luftuar, të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim.
Kemi një stadium shumë të bukur dhe mezi po presim që ta na rikthehen tifozët. Liverpool dhe Ajax? Ne nuk dimë të luajmë ndryshe, do të luajmë me të njëjtin stil dhe mënyrë në sfidat e Champions League”, thekson kapiteni i Atalantës. /abcnews.al