VIDEO/ Gola, tension, shpulla dhe dy të kuqe: Nuk ka fitues në Lazio-Inter

schedule16:59 - 4 Tetor, 2020

schedule 16:59 - 4 Tetor, 2020

Dy gola, po kaq kartonë të kuq dhe asnjë fitues në duelin Lazio-Inter. Takimi i luajtur në “Olimpico” ishte plot duele dhe rivalitet, teksa dy skuadrat ndanë nga një pikë në fund pas barazimit 1-1. Lautaro Martinez kaloi në avantazh zikaltrit e Antonio Contes në minutën e 30-të.

Diagonale e saktë e goleadorit argjentinas dhe miqtë në avantazh. Bardhekaltrit e nisën më mirë pjesën e dytë dhe gjetën golin e barazimit me anë të Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori kërceu më lart se Ivan Perisic dhe shënoi me kokë.

Golat dhe rastet e LAZIO-INTER

Tensioni nuk mungoi në këtë sfidë. Ciro Immobilen e lanë nervat në minutën e 69-të dhe u largua me të kuqe pas goditjes me shpullë ndaj Arturo Vidal. Forcat u barazuan katër minuta përpara fundit, moment kur u ndëshkua me të kuqe edhe Stefano Sensi.

Në dy ndeshjet e tjera u regjistrua i njëjti rezultat. Parma mposhti 1-0 në fushën e vet Hellas Veronën, falë golit të Jasmin Kurtic në minutën e parë. Tre pikët e para në kampionat për ekipin e Kastriot Dermakut, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes.

I njëti rezultat edhe në Benevento, aty ku “Shtrigat” e Pippo Inzaghit mposhtën Bolognan. Deciziv goli i Gianluca Lapadula, i cili erdhi nga stoli dhe i dhuroi fitoren e dytë në kampionat ekipit të ardhur nga Serie B. /abcnews.al

Serie A, java e tretë
Benevento-Bologna 1-0
(Lapadula 66′)
Lazio-Inter 1-1
(Milinkovic-Savic 55′ / Lautaro Martinez 30′)
Parma-Hellas Verona 1-0
(Kurtic 1′)