Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër qytetarë humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule16:02 - 4 Tetor, 2020

schedule 16:02 - 4 Tetor, 2020

Katër persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve. Kështu, në total, numri i viktimave në vend shkon në 396.

Betejën për jetën e ka humbur një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77-vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Lexo edhe: Shënohen 149 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit



Kurse, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, brenda ditës u konfirmuan, nga 963  teste të kryera, 149 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Të infektuarit u konfirmuan: 104 raste në Tiranë nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Nga ana tjetër njoftohet se janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

COVID-19 – Statistika (4 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 149
Të shëruar ne 24 orë 139
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 963

Testime totale 92109
Raste pozitive 14266
Raste të shëruara 8675
Raste Aktive 5195
Humbje jete 396 (Qarku Tiranë 188, Durrës 47, Shkodër 42, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2665
Durrës 563
Shkodër 395
Elbasan 246
Lezhë 267
Korçë 242
Fier 215
Vlorë 189
Kukës 140
Berat 117
Dibër 94
Gjirokastër 62 s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!