Juventusi ka larguar një tjetër lojtar pas Daniele Ruganit. Rrugën drejt Francës do e marrë edhe Mattia De Sciglio, i cili është afër transferimit te Lyon.
Mbrojtësi i djathtë italian pritet të huazohet te gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar në Champions League sipas raportimeve të Daniele Longo, gazetarit të Calciomercato.
?⚠️ #DeSciglio verso il #Lione in prestito
— Daniele Longo (@86_longo) October 4, 2020
27-vjeçari është pjesë e bardhezinjve nga Torino prej korrikut të vitit 2017, teksa është një prodhim i kuqezinjve të Milanit.
De Sciglio pret akordin përfundimtar mes dy klubeve për të nisur aventurën e parë jashtë Italisë dhe të tretën në karrierë. /abcnews.al