Gjiknuri: PD, fushatë shpifjesh për të sabotuar integrimin

schedule11:29 - 31 Maj, 2018

schedule 11:29 - 31 Maj, 2018

Gjatë takimeve me banorë të qarkut Vlorë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, akuzoi opozitën se po saboton integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Akuzat e Partisë Demokratike ndaj tij, ministri Gjiknuri i konsideron si sulm të qëllimshëm ndaj ministrive që punojnë më shumë.

Tik-takut paralajmërues të demokratëve se së shpejti një dosje do të publikohet edhe për ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ky i fundit u jep një përgjigje nga turi llogaridhënës në Selenicë.

Damian Gjiknuri: “Duke parë se nuk kanë asnjë shpresë për të bindur qytetarët shqiptarë në alternativën e tyre, kanë filluar një fushatë shpifjesh, sulmesh denigruese ndaj qeverisë. Shkojnë dhe ankohen tek të huajt. E filluan me ish-ministrin e Brendshëm, e vazhduan me Ministrin aktual të brendshëm, tani po dalin po më sulmojnë edhe mua. Pra, po të shikoni, ata njerëz sulmojnë të gjithë ministrat dhe deputetët kryesorë të Partisë Socialiste, të gjithë njerëzit që kanë një peshë elektorale, që kanë kontribuar për fitoren e PS-së”.

Sabotatorë i emërtoi kryeministri demokratët nga foltorja e parlamentit, të tillë i konsideron edhe ministri Gjiknuri, sipas të cilit, qëllimi kryesor i Partisë Demokratike është nxirja, goditja me lloj-lloj shpifjesh.

Damian Gjiknuri: “Kjo është thjesht për të krijuar një tymnajë, për të shpifur tek të huajt, me të vetmin qëllim që të sabotohet procesi i integrimit. Por sabotimi i këtij procesi do të thotë më pak investime për qytetarët shqiptarë. Qëllimi është të lihen në mundësi të vështira qytetarët dhe qeveria shqiptare mos ketë shumë mundësira ekonomike”.

Por Komisioni Evropian në sytë e ministrit Damian Gjiknuri një shpresë e madhe dhe mundësi e madhe është që progresi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian sjell më shumë mundësi për financime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!