Një mijë shitje! Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë të cilët prej disa kohësh shisnin drogë lirisht të pashqetësuar. Dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar janë 37 dhe 33 vjeçar banues në Scandiano.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët ishin tradicionalë, nuk komunikonin në telefon me kode, por mjaftonte thjeshtë një telefonatë për të marrë mesazhin.
Shqiptarët, vijojnë më tej mediat italiane, ishin të përpiktë, ndërsa biznesi funksiononte si ai i një “shoferi taksie”. Por me arrestimin e 37-vjeçarit historia u mbyll.
Në shtëpinë e tij u gjetën 20 doza kokainë, 1500 euro të ardhura nga shitja dhe dy telefona ku kishin kontaktet e klientëve. Policia italiane thotë se janë dokumentuar të paktën një mijë shitje.
Shtëpia ishte baza operacionale e dy vëllezërve, teksa u sekuestruan edhe dy peshore precize, 13 gramë të tjera kokaine dhe një bllok me shënime./ db/Abcnews.al