Dortmundi reagon në mënyrën më të mirë pas humbjes me Augsburg në kampionat dhe asaj ndaj Bayern Munchen në finalen e Superkupës së Gjermanisë.
Verdhezinjtë mposhtën Freiburg 4-0 në “Signal Iduna Park”, falë dygolëshit të Erling Haaland dhe rrjetave të Emre Can dhe Felix Passlack, teksa Amir Abrashi e ndoqi ndeshjen nga stoli.
Abpfiff in der #Bundesliga am Samstagnachmittag! ⏱ Die @borussia gewinnt u. a. das Derby gegen den @fckoeln! #BVBSCF | #SGETSG | #KOEBMG | #SVWDSC | #VFBB04 | #Spieltag3 pic.twitter.com/bQvHHlqtcE
— BUNDESLIGA (@Bundesliga_DE) October 3, 2020
Bomberi viking zhbllokoi sfidën pas gjysmë ore lojë. Asist i Giovanni Reyna, lëvizje e bukur dhe finalizim i tillë nga ana e 20-vjeçarit të talentuar.
In front of the best fans in the world ?@Bundesliga_EN | https://t.co/NK9u2VuKYS pic.twitter.com/glftFaluyw
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) October 3, 2020
17-vjeçari dhuroi edhe dy asiste të tjera në pjesën e dytë, që u kthyen në gola nga Emre Can dhe Haaland. Në fund pati festë edhe për Felix Passlack, i cili gjeti golin e parë me verdhezinjtë.
Në sfidat e tjera ra në sy triumfi 2-1 i Eintracht Frankfurt ndaj Hoffenheim dhe i M’Gladbach 1-3 në fushën e Koln. Tre pikë edhe për Werder Bremen, ndërsa Stuttgart-Leverkusen u mbyll në barazim. /abcnews.al