Zjarri përpin masivin pyjor në Seman! Shefi i zjarrfikëses: Po luftojmë me flakët me ujë e krahë

schedule16:38 - 3 Tetor, 2020

schedule 16:38 - 3 Tetor, 2020

Prej mesditës së sotme vijon zjarri që ka përfshirë zonën pyjore të Hidrovorit në Seman. Flakët kanë përfshirë pishat, shkurret dhe ferrat që ndodhen në këtë zonë. Zija Hyka, shef i repartit të zjarrfikëses në Fier u shpreh se sipërfaqja që ndodhet në pushtetin e flakëve është 5-6 hektarë.

Reparti zjarrfikëses është njoftuar për një zjarr në Seman rreth orës 12:30 dhe është nisur zjarrfikësja. U bë vlerësimi i situatës, u pa që zjarri kishte përmasa dhe u morën masa të tjera, u njoftuan edhe dy grupe të tjera. Në vendin e ngjarjes janë tre grupe me 17 zjarrfikës, shërbimi pyjor, emergjencave të bashkisë me botin me ujë.

Ka një sipërfaqe 5-6 hektarë pishë nën kurorë, shkurre dhe ferra, zjarri vijon. Po mundohemi me forcat tona me mjete, ujë dhe krah për të fikur zjarrin” tha ai. Kjo nuk është hera e parë  që masivi pyjor i Semanit përfshihet nga flakët. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!