Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, studentët në Tirane po tregojnë interes për t’u akomoduar në rezidencat studentore.
Kushtet qe janë përmirësuar ndjeshëm dhe çmimet e përballueshme i afrojnë shumë studentët në këto konvikte.
Kjo është Rezidenca Studentore nr 2 në kryeqytet, ku akomodohen kryesisht studentët e inxhinierisë dhe arkitekturës.
“Vitet e fundit janë prirur gjatë rezidencave studentore, duke e parë rezidencën studentore si një ambjent akomadimi, por një mjedis relaksues”, është shprehur Marjon Gorica, zëdhënës për mediat në këtë rezidencë.
Për t’ju ofruar një ambient të sigurt studentëve, ne kushtet e pandemisë, stafi ka marre masa qe respektojnë protokollet e sigurisë.
“Janë marrë masat sipas protokolleve të ministrisë për të pasur një ambient sa më të pastër. Regjistrimi për studentët fillon me 19 tetor”, ka thënë ndër të tjera ai.
Tarifat mujore në rezidencat studentore ne Tiranë janë të njëjta me vitin e kaluar dhe variojnë nga 4500 lekë deri në 6300 lekë për të gjithë studentët. /abcnews.al