Donald Trump: Infektimi me Covid-19, kura dhe skenarët e mundshëm të zgjedhjeve

schedule15:51 - 3 Tetor, 2020

schedule 15:51 - 3 Tetor, 2020

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Trump po merr një trajtim eksperimental të antitrupave. Kompania farmaceutike Regeneron, e cila ka zhvilluar këtë koktej eksperimental, po kryen një studim paralel të njerëzit e infektuar me Covid-19, por nuk ka njoftuar ende rezultatet. Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan po trajtohet edhe  me Remdesivir.

Ndërkohë që kanë mbetur katër javë e gjysmë deri në zgjedhjet presidenciale, infektimi i Trump ka ngritur pikëpyetje mbi skenaret e mundshme: çfarë ndodh nëse një kandidat presidencial ose fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit vdes ose është i paaftë për të kryer detyrën?

Skenarët

Në të njëjtën kohë, analistë, ekspertë dhe mediat po përpiqen të kuptojnë ndikimin që infektimi me koronavirus i  Donald Trump do të ketë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Sipas shumicës së raporteve, tre janë skenarët më të zakonshëm.

1.E para do të jetë një katastrofë për Trump dhe Republikanët. Sipas sondazheve, Trump është tashmë shumë prapa rivalit të tij Joe Biden dhe lajmi për infektimin e tij me koronavirus mund të përcaktojë peshën e tij si president, pasi deri vonë Trump tha se më e keqja ka kaluar.

2.Skenari i dytë e tregon Trump më të fortë. Në një rast të tillë, Trump do të shërohet nga koronavirusi në një kohë të shkurtër. Ai do të shfaqet si fituesi i madh në pjesën tjetër të fushatës së mbetur. Trump do të tregojë së është i fortë dhe do të duket i paprekshëm.

3.Skenari i tretë dhe më ogurzi parashikon një “krizë politike”. Sipas Kushtetutës së SHBA-së, nëse Trump mungon për një kohë të gjatë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, nënpresidenti Mike Pence mund të marrë detyrën. Nuk ka dyshim se kjo do të zhyste Shtetet e Bashkuara në krizë. As republikanët dhe as demokratët nuk kanë një plan. Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët do të kundërshtonte shtyrjen e zgjedhjeve, edhe nëse Senati i kontrolluar nga republikanët e miraton një ndryshim të tillë. Zgjedhjet presidenciale nuk janë shtyrë ndonjëherë.

Është e vështirë të imagjinohet që Nancy Pelosi do të votojë në favor të shtyrjes së zgjedhjeve tani që fitorja për partinë e saj duket kaq afër, transmeton abcnews.al

Gjendja e tij shëndetësore

Sidoqoftë, Donald Trump është në gjendje të mirë psikologjike, pavarësisht se ka treguar shenja lodhjeje dhe  ethe. Sidoqoftë, Trump u dërgua me avion në Spitalin Ushtarak Walter Reed si një masë paraprake për çdo përkeqësim të mundshëm.

Në të njëjtën kohë, dy drejtues të tjerë të Trump rezultuan të infektuar me koronavirus: Bill Stepien, kreu i fushatës presidenciale të SHBA dhe Kellan Conway, ish këshilltarja e tij.

Çfarë parashikon Kushtetuta e SHBA për zëvendësimin e Presidentit?

Siç kanë vepruar  dy presidentë të tjerë në të kaluarën, Donald Trump mund t’i kalojë përkohësisht detyrat zëvendës presidentit të tij, Mike Pence. Ky ndryshim u miratua në 1967, pas vrasjes së Presidentit John F. Kennedy, transmeton abcnews.al

Në përputhje me Nenin 3, Presidenti i SHBA-së duhet t’i dërgojë një “deklaratë me shkrim”, republikanit Chuck Grassley dhe kryetares të Dhomës së Përfaqësuesve, demokrates Nancy Pelosi , duke deklaruar se ai nuk është në gjendje të kryejë detyrat që i janë caktuar. Derisa të informohen ata, detyrat e presidentit do të ushtrohen nga nënkryetari.

Në përputhje me nenin 4, i cili nuk është zbatuar kurrë më parë, nëse presidenti konsiderohet i paaftë ose refuzon të heqë dorë nga pushteti, zëvendës presidenti, së bashku me shumicën e anëtarëve të Këshillit, do të informojë kryetarët e Kongresit me shkrim se kreu i shtetit nuk është në gjendje të ushtrojë kompetencat dhe detyrat e tij. Më pas i takon Kongresit të marrë vendimin, por i duhet një shumicë prej dy të tretave për të shkarkuar presidentin, transmeton abcnews,al

Çfarë ndodh nëse një nga kandidatët vdes para zgjedhjeve?

Komiteti Kombëtar Demokrat dhe Komiteti Kombëtar Republikan kanë rregullore në bazë të të cilave anëtarësia voton për një kandidat zëvendësues. Por në këto momente mund të jetë pak vonë për zëvendësimin e një kandidati katër javë e gjysmë para zgjedhjeve, ndërkohë që ka filluar votimi i hershëm. Më shumë se 2.2 milionë amerikanë kanë votuar, sipas Projektit për Zgjedhjet pranë Universitetit të Floridës. Në shumë shtete ka skaduar afati për ndryshimin e fletë-votimeve; votat me postë që pritet të përdoren në masë këtë radhë, janë dërguar në dhjetëra shtete, transmeton abcnews.al

Nëse Kongresi nuk voton për shtyrjen e zgjedhjeve, votuesit do të duhet të zgjedhin ose republikanin Donald Trump ose demokratin Joe Biden, edhe nëse njëri prej tyre nuk është gjallë në ditën e zgjedhjeve. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!