FRPD e LRI protestë para Ministrisë së Brendshme

schedule19:25 - 30 Maj, 2018

schedule 19:25 - 30 Maj, 2018

Për të dytën ditë me radhë, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Rinore për Integrim kanë protestuar para godinës së Ministrisë së Brendshme. Kërkesa tyre kryesore ishte dorëheqja e ministrit Fatmir Xhafaj. Sic kishin njoftuar edhe një ditë më parë, të rinjtë e opozitës së bashkuar shfaqën një video të shkurtër të serialit “Narcos” në të cilin tregohet jeta e trafikantit Pablo Escobar, por të përshtatur me realitetin në Shqipëri. “Narcos de Albania” është titulluar ky video-montazh ku pasqyrohen “klanet Xhafaj” dhe “klanet Habilaj” sipas Forumeve rinorë të opozitës. /abcnews.al