“Ligjet” miratojnë koalicionet parazgjedhore me lista unike, Fino kundër kandidimit në 4 zona

schedule12:42 - 2 Tetor, 2020

schedule 12:42 - 2 Tetor, 2020

Komisioni i Ligjeve ka miratuar koalicionet parazgjedhore me lista unike të përbashkëta dhe kërkesën e Myslim Murrizit për kandidimin e krerëve të partive në 4 qarqe. Votimi ishte unanim pa asnjë votë kundër pas braktisjes së mbledhjes së sotme nga deputetët e opozitës parlamentare.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri deklaroi se koalicionet do të lejohen, por do të trajtohen njëlloj si partitë.

“Koalicioni do të lejohet, por do të trajtohet një lloj si partitë. Në një listë të përbashkët partitë mund të grupojnë kandidatët. Ata që thonë se koalicionet nuk lejohen, bëjnë propagandë. Listat e hapura nuk lejojnë koalicionet”, u shpreh Gjiknuri.

PS është tërhequr edhe nga rifutja në listën e votuesve të personave mbi 100 vjeç dhe personave me paaftësi për të vepruar. Kjo tha Gjiknuri është një kërkesë e ODIHR por që nuk është dakordësuar me Partinë Demokratike.

Gjatë mbledhjes deputeti socialist Bashkim Fino ka qenë kundër propozimit për kandidimin e kryetarit në katër zona zgjedhore. Relatori Adnor Shameti tha se ky ka qenë propozim i opozitës parlamentare.

Diskutimet në komision

Fino: pse bëhet ky përjashtim për kryetarët e partisë? Ai është i fortë. Pse është frikë mos fiton kryetari në një qark të caktuar? Është jo korrekte. Fyese për të gjithë armatën e madhe të atyre që do kandidojnë.

Shameti: Nuk ka të bëjë me kryetarin e partisë sonë apo partive të mëdha, por është kompromis me subjektet e tjera, kryesisht të partive të reja. Është propozim i opozitës parlamentare

Fino: Ata ikin, të shajnë kur ikin, dhe ti ju miraton amendamentet

/mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!