Meta: Vendi në krizë prej milionave të humbura në Arbitrazh, Avokatura e Shtetit nuk informon

schedule12:21 - 2 Tetor, 2020

schedule 12:21 - 2 Tetor, 2020

Presidenti Ilir Meta i kërkon llogari strukturave shtetërore lidhur me gjyqet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit të cilat tha se po shtojnë borxhin e ekonomisë shqiptare e cila akoma nuk e ka marrë veten nga tërmeti dhe pandemia e koronavirusit.

Meta tha se prej dy muajsh i ka dërguar dy letra strukturave të shtetit ku kërkon llogari për përgjegjësit dhe përllogaritjen financiare të dëmit ekonomik por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Në këto muajt e fundit kur ekonomia nuk po e merr dot veten nga tërmeti dhe pandemia dhe po rritet niveli i borxhit publik po shkaktohet një barrë  e rëndë në financat e vendit nga veprimtaria jo transparente e shteti shqiptar. Detyrimeve të shtetit shqiptar që shkojnë deri në 100 mln euro për vetëm një cështje në arbitrazh. Që në datën 13 korrik kur u bënë publike vlerat e humbura nga qeveria shqiptare nga çështjet e humbura në Gjykatë e Arbitrazhit i kam kërkuar shteti të dhënat numrin e çështjeve që janë në Arbitrazh dhe të dhënat e tyre. Kam kërkuar numrin e çështjeve të fituara dhe të humbura në këtë gjykata, shpenzimet për mbulimet e kostove të procesit dhe mënyrën e përzgjedhjes. A janë referuar çështjet e humbura për nxjerrjen e përgjegjësve për dëmin në buxhetin e shtetit shqiptar.

Republika e Shqipëria ka humbur një gjyq që ka një vlerë prej rreth 100 mln eurosh. Nga sa është bërë publike vendimi evidenton qartë veprimet individual të autoriteteve shtetërore. Deklaratat e kryeministrit kanë pasur rol vendimtar në vendim. Nuk është dhënë informacion për presidentin për më shumë se 2 muaj e gjysmë. Në datën 14 shtator i dhashë mundësinë e dytë avokaturës së shtetit për të dhënë informacion dhe sërish heshtje. Kjo është përpjekje për të fshehur të dhënat për çështjet e humbura. Një tjetër çështje lidhet me Kurumin që lidhet me veprimet e administratës shtetërore. I jam drejtuar me shkresë ministreve, KLSH dhe portit të Durrësit për të trajtuar kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare. Nuk duhet të vihemi para skenarëve të errët që rëndojnë edhe më shumë financat e vendeve. Dje BERZH ka bërë një parashikim të zymtë pë Shqipërinë”, tha Meta./mv. abcnews.al