Opozita parlamentare ka bojkotuar sërish mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve pasi kanë deklaruar se as formula e re e paraqitur nga socialistët nuk i hap listat 100%.
Ndërkohë Partia Socialiste po vijon e vetme mbledhje për miratimin nen për nen të ndryshimeve me deputetë zëvendësues.
Mes deputetëve zëvendësues nga opozita parlamentare që nuk kanë pranuar të braktisin mbledhjen janë Aurora Mara, Ediola Braha dhe Nimet Musai të ardhur nga listat e LSI.
Ndërkohë Ralf Gjoni u shpreh i revoltuar pas daljes nga mbledhja. “Kush voton është lapanjoz. Nuk përfaqëson neve asnjë nga këta që ngelën këtu”, u shpreh Gjoni./mv. abcnews.al